Zëvendësoni sheqerin me ushqime të shëndetshme
Kur bëhet fjalë për uljen e konsumit të sheqerit edhe vetëm 1 ose 2 ndryshime të përditshme me të vërtetë mund të bëjnë një ndryshim në sasinë e sheqerit që ju konsumoni.

Shkëmbeni ushqimet me sheqer në drekë, me ushqime të shëndetshme.

Shkëmbeni kosin me fruta të blerë, i cili ka sasi shumë të lartë sheqeri me kosin e shtëpisë, të cilin mund ti shtoni fruta vetë sipas dëshirës.

Shkëmbeni drithërat e ëmbla në mëngjes me ato të shëndetshmet pa sheqer të shtuar.
Me çfarë mund të shkëmbeni sheqerin

Ndërro nga:
1.Çokollata
2.Biskota
3.Petullat me sheqer
4.Kekë
5.Ushqime të tjera me sheqer

Ndërro nga:
1.Kos me shije frutash ose çokollatë
2.Kos me përmbajtje të lartë sheqeri

Ndërro nga:
1.Kola
2.Pije në kuti
3.Pije të bëra me sheqer
4.Pije te gazuara

Ndërro nga:
- Drithëra me çokollatë
- Drithëra me mjaltë

Ndërro me:
1.Një fetë bukë me mjalt
2.Një petull
3.Ëmbëlsira të thjeshta pa sheqer
4.Sallatë me fruta të freskëta

Ndërro me:
1.Kos me sasi të ulët sheqeri
2.Kos i bërë në shtëpi

Ndërro me:
1.Ujë
2.Qumësht me pak yndyrë
3.Pije pa sheqer të shtuar

Ndërro me:
1.Qullin
2.Biskota gruri
3.Drithëra 'pa sheqer të shtuar'
Provoni të hani drithërat pa sheqer me kos natyral të thjeshtë dhe me një grusht nga frutat tuaja të preferuar, të tilla si banane të prera në feta, luleshtrydhe të copëtuara ose një grusht manaferrash - është super e shijshme dhe tepër e shëndetshme.