Hulumtimet tregojnë se aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë në shumë mënyra
Përmirëson sjelljen, vetëbesimin dhe aftësitë shoqërore!

Zhvillon koordinimin!

Mbani peshën e trupit në rregull!

Përmirëson shëndetin!

Përmirëson gjendjen shpirtërore dhe ju bën të ndihen mirë!

Ju ndihmon të flini mirë!

Lojra për të qëndruar të shëndetshëm
1.Këmbët e kryqëzuara:

Kërceni drejt lart, pastaj kaloni njërën këmbë para tjetrës; në kërcimin tjetër, ndërroni këmbët dhe vazhdoni.
2.Kërcim me pengesa:

Kërceni krah për krah ose para-mbrapa mbi një pengesë të imagjinuar, përshembull kërceni sikur po kaloni një pellg me ujë.
3.Kërcim:

Shtrini krahët dhe këmbët anash si një yll deti gjatë kërcimit; Në kërcimin e dytë, ktheni krahët dhe këmbët në qendër dhe uluni.
4.Vrapimi me kohë:

Ju duhet të bëni vrap para- mbrapa në një distancë prej 10 metrash, duke e matur kohën me kronometër, kjo lojë ka si synim të përmirësojë muskujt e skeletit.
5. Ushtrime në grup

Ushtrime mund të zhvillohen dhe në lojra që luhen në grup si basketbolli, volejbolli, futbolli, tenisi, topa-djegsi etj.
6. Punët e shtëpisë

Mënyra më e mirë për të bërë ushtrime në shtëpi është përmes punëvë të shtëpisë, këtu përfshihet larja e enëve, fshirja, marrja e plurave, nderja e rrobave, hekurosja, sistemimi i dhomës, rregullimi i rafteve etj.