Çfarë është treguesi i masës trupore
Treguesi i masës Trupore (BMI) llogaritet duke përdorur madhësitë e peshës dhe të gjatësisë. Për llogaritjen e tij në moshën fëminore përdoren kurbat e rritjes sipas OBSH-së.
BMI-ja ose “treguesi i masës trupore” i kategorizon fëmijët sipas nën-peshës, peshës normale, mbipeshës, ose obezitetit (dhjamosjes), bazuar në gjatësinë dhe peshën përkatëse të fëmijëve.


Grafiku shpjegon lidhjen e indeksit të masës trupore me anë të pashës dhe gjatësisë.
Llogarisni kujt zone i përkisni duke bërë pikprerjen e gjatësisë me peshën tuaj.
- Me rritjen e gjatësisë dhe me një peshë të vogël fëmijët konsiderohen nënpeshë (pjesa e grafikut me ngjyrë të bardhë)
- Me rritjen e gjatësisë dhe me rritjen e peshës në mënyrë proporcionale fëmijët konsiderohen me peshë normale (pjesa e grafikut ngjyre jeshile dhe blu)
- Me rritjen e gjatësisë dhe me shtimi shumë të lartë të peshës fëmijët konsiderohen ekstrem obezë (pjesa e grafikut ngjyrë e verdhë dhe e kuqe)
Strategjitë që ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetëshme
Ushqyerja
- Bazoni vaktet e ushqyerjes ne drithra si patate, bukë, oriz, dhe makarona dhe kurdoherë e mndur zgjidhni grurin integral
- Hani ushqime të pasura me fibra si- grur, legume (bizele, fasule, thjerrza, mashurka, etj) fara, fruta dhe perime si dhe bukë me grur integral
- Hani të paktën 5 porcione në ditë fruta dhe perine në vend të ushqimeve të pasura në yndyrë dhe kalori
- Përdorni një diet me pak yndrna dhe kalorit
- Hani sa më pak e mundur nga
- Ushqime të fërguara
- Pije të gazuara, pije me sheqer
- Hani mëngjes
- Kontrolloni madhësinë e porcionit të vakteve dhe vakteve zemër dhe sa herë në ditë ju hani
- Për të rriturit paksoni në minimum kaloritë që merrni nga pirja e alkolit
Aktiviteti Fizik
- Bëni pjesë të jetës tuaj të përditëshme aktivitete të këndëshme si psh ecje, biçklete, not, aerobi, punë në kopështari.
- Paksoni në minimum aktivitetet sedentare si qëndrimi ulur për një kohë të gjatë duke parë televizor, ose para një kompjuteri.
- Bëni aktivitetin fizik pjesë të punës dhe rutinës tuaj të përditëshne- psh ngjisni shkallët në vend të ashensorit, bëni një shëtitje pas ngrënies së drekës, shëtisni një kafshë shtëpijake mbas dite, etj.

