A je i shëndetshëm?

Të jesh i shëndetshëm është më tepër se sa të mos jesh i sëmurë.
Të jesh i shëndetshëm do të thotë të ndjehesh mirë nga ana fizike, shpirtërore dhe nga ana sociale.

4893bcbcf5309ae471c7ae5905458ce1

Të hash shëndetshëm është më shumë se sa të jesh i ngopur. Një ushqim i ekuilibruar ndihmon trupin tonë të qëndrojë i shëndetshëm.

Për ne është veçanërisht e rëndësishme që të hamë çdo ditë fruta, zarzavate dhe të pimë shumë lëngje pa ëmbëlsues të shtuar. Ushqimet e yndyrshme, lëngjet e ëmbla dhe me gaz dëmtojnë trupin tonë.

Jo vetëm çfarë hamë është e rëndësishme por dhe atmosfera pozitive në tavolinë gjatë konsumit të ushqimit ka shumë rëndësi. Të ushqehesh shëndetshëm nuk barazohet vetëm në një jetë pa sëmundje, por dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Mënyra se si ushqehemi është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta, me të cilën ne mund të punojmë për tu kujdesur për shëndetin. Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese, madje ushqimet dhe pijet me sheqer shpesh janë ato që na japin më shumë kalori.

Madje sheqeri konsiderohet prej kohësh si një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit dhe diabetit.

Llogarit nëse merr më shumë sheqer seç duhet

Përdorni llogaritësin e mëposhëm për një kontroll të shpejtë se sa sheqer ka në disa nga ushqimet dhe pijet e përditshme. Do të habiteni se sa shumë sheqer ju konsumoni!

Sasia ditore e sheqerit që ju duhet

6 vjeç

5_kuba-removebg-preview

7 deri në 10 vjeç

6cubes

+11 vjeç

7_kubaaaaa-removebg-preview
2892a3a3005e30142f541f5d532f0d2d

Çfarë është treguesi i masës trupore?

BMI-ja ose “treguesi i masës trupore”, i kategorizon fëmijët sipas nën-peshës, peshës normale, mbipeshës ose obezitetit (dhjamosjes).

BMI llogaritet duke përdorur madhësitë e peshës dhe të gjatësisë përkatëse të fëmijëve dhe është një metodë shumë e përdorur. Duhet të kihet parasysh që pika e përcaktimit të masës trupore, është në funksion të disa kategorive dhe se ndonjëherë ndryshon nga njëri vend në tjetrin.

BMI-ja nuk mund të përcaktojë se ku është e shpërndarë masa dhjamore. Gjithsesi pavarësisht këtij kufizimi, sikurse rezulton edhe nga studimet ka një lidhje shumë të mirë ndërmjet BMI-së dhe përqindjes së masës dhjamore në organizëm. 

Klasifikimi i obezitetit tek fëmijët është më i komplikuar dhe nuk mund të jetë perfekt për shkak se në fëmijëri ka ndryshime të shpeshta në peshë edhe gjatësi.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni