Si të lexoni vlerat ushqyese për ushqimet

Gjeni se çfarë duhet të keni parasysh në etiketat e ushqimit dhe bëni zgjedhje më të shëndetshme.

Anim_CalorieCounts2-5a62525f4e4f7d003739921e

Produktet ushqimore të përpunuara ambalazhohen dhe etiketohen përpara se të ofrohen për shitje te konsumatori. Kjo etiketë përmban të gjithë informacionin e plotë dhe të qartë në lidhje me natyrën, karakteristikat, sigurinë dhe cilësinë e produktit ushqimor.

Etiketa e një produkti ushqimor duhet të përmbajë patjetër disa të dhëna të cilat janë të detyrueshme, sikurse janë:

  • emri i produktit
  • lista e përbërësve të produktit dhe sasia e përbërësve të veçantë
  • afati i përdorimit ose i skadencës
  • kushte të veçanta të ruajtjes dhe të përdorimit
  • deklarimin e sasisë neto
  • adresa e prodhuesit ose ambalazhuesit
  • vendi i origjinës ose prejardhjes së produkteve ushqimore në mënyrë që mos të keqinformojë konsumatorin
  • udhëzime të përdorimit të produktit, ku në mungesë të këtyre udhëzimeve është i pamundur përdorimi i tij
  • gradën alkoolike për pijet që përmbajnë më shumë se 1.2 % të volumit alkool.

Pse është e rëndësishme të shikojmë vlerat ushqyese të ushqimeve?

Leximi i etiketave të ushqimeve është një domosdoshmëri kjo për shkak të sëmundjeve gjithmonë në rritje. Këtu përfshihen sëmundjet e zemrës, obeziteti dhe diabeti të cilat shpesh shfaqen edhe si pasojë e ushqimeve të gatshme e të paketuara.

nutrition-facts-label

Përmbajtje e ulët Energjie

Deklarimi që një ushqim është me përmbajtje të ulët energjie, mund të bëhet vetëm kur produkti nuk përmban më shumë se 40 kcal (170kj)/ 100 g produkt të ngurtë ose më shumë se 20 kcal (80 kj)/ 100 ml produkt të lëngshëm.

Përmbajtje e ulët Yndyre

Deklarimi që ushqimi është me yndyrë të ulët, mund të bëhet vetëm kur produkti përmban jo më shumë se 3 g yndyrë/100 g produkt të ngurtë ose 1.5 g yndyrë /100 ml produkt të lëngshëm (1.8 g yndyrë/100ml për qumështin gjysmë të skremuar).

Pa sheqer

Deklarimi që ushqimi është pa sheqer, mund të bëhet vetëm kur produkti përmban jo më shumë se 0.5g sheqer/100ml.

Përmbajtje e ulët natriumi ose kripe

Deklarimi që një ushqim ka përmbajtje të ulët natriumi ose kripe, mund të bëhet vetëm kur përmban jo më shumë se 0.12 g Na ose të njëjtën vlerë për kripën, për 100 g ose për 100 ml. Për ujin, me përjashtim të ujit mineral natyral, kjo vlerë nuk duhet të kalojë 2 mg Na për 100 ml.

Burim proteine

Deklarimi që produkti është burim proteine, mund të bëhet vetëm kur të paktën 12% e energjisë në ushqim sigurohet nga proteinat. Deklaratat shëndetësore që nënkuptojnë çdo mesazh që tregon, sugjeron ose nënkupton që ekziston një marrëdhënie midis një kategorie ushqimi, ushqimi ose një përbërësi të tij dhe shëndetit.

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni