cb4567eaeaf64e57819d3c490fadc9bb

Konsumi i sheqerit!

Personat që konsumojnë sasi të mëdha sheqeri rrezikojnë më shumë të jenë mbipeshë ose obezë, si dhe rrezikojnë shëndetin oral. Personat që pakësojnë sasinë e sheqerit mund të ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve kronike, sëmundjeve të zemrës dhe goditjen në tru.  

Sheqeri i frutave dhe perimeve!

Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për sheqerin që kanë frutat dhe perimet sepse ato nuk kanë sheqer të shtuar. Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina dhe minerale, si dhe janë një burim i madh fibrash.

9e1b9b0ecaae7f84517b02812bcde9ed
pitcher-milk-glass-mug-on-260nw-1718618020

Kontrolli i sheqerit!

Nuk keni nevojë të shqetësoheni për sheqerin në qumështin e thjeshtë dhe në kosin natyral pasi ky nuk është sheqer i shtuar. Këshillohet që të shikoni etiketë para se të blini qumështin dhe kosin, pasi në këtë mënyrë ju keni mundësi të shikoni sasinë e yndyrnave që përmbajnë këto produkte ushqimore. Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të hani ushqime që përmbajnë pak sheqer. 

 

© 2021 Shkollat Për Shëndetin. All Rights Reserved.

Na Ndiqni