Aktualisht, ju po merrni sasi të madhe sheqeri nga ushqimet e pashëndetshme, ëmbëlsirat dhe pijet freskuese, prandaj ka ardhur koha t`i thoni sheqerit: JO!
Studimet tregojnë që shumica e fëmijeve marrin dyfishin e sheqerit qe ju duhet! Investoni në veten tuaj duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme.
Pijet me gaz
Kekët dhe biskotat
Drithërat me cokollatë
Cokollatat dhe akulloret
Probleme me peshën
Diabet të tipit 2
Shumë sheqer është i dëmshëm për shëndetin tuaj, pasi mund të cojë në grumbullimin e yndyrës(kolesterolit). Kjo yndyrë mund të shkaktojë shtim në peshë dhe sëmundje serioze si diabet i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe disa lloje kanceri. Sheqeri gjithashtu mund të cojë në prishje të dhëmbëve.
Kur flasim për sheqer të shtuar, nënkuptojmë sheqerin që i është hedhur ushqimit dhe pijeve për ta ëmbëlsuar atë. Mund të shtohet dhe prodhuesi i ushqimit, nga një kuzhinier ose nga ju në shtëpi. Këtu nuk nënkuptojmë vetëm sheqerin që i hidhni cajit tuaj, por gjithashtu përfshijmë të gjithë ëmbëlsuesit si mjalti, shurupi, lëngu i frutave.
Nuk keni nevojë të shqetësoheni për sheqerin në qumshtin e thjeshtë dhe në kosin natyral pasi ky nuk është sheqer i shtuar.
Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për sheqerin që kanë frutat dhe perimet sepse ato nuk kanë sheqer te shtuar. Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina dhe minerale, si dhe janë një burim i madh fibrash.